Policia në Mitrovicë ka arrestuar tre të dyshuar, të cilët dyshohen se më 8 mars kanë kryer një vjedhje në fshatin Vidishiq të Mitrovicës.
Cak i vjedhjes ishte një shtëpi nga ku ishin vjedhur: një televizor, një pushkë gjuetie, tre telefona celular, monitor kompjuteri, dy palë dylbi.
Hetimet policore kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar: B. H . 24 vjeç, A. L. 22 vjeç, B. H. 20 vjeç, arrestimi i të cilëve është bërë në tri lokacione te ndryshme ne Mitrovicë në orët e pasdites të së martës.
Hetimet bazë drejt te dyshuarve ishin nisur mbi dyshimet e ngritura nga një postim në rrjetin social Facebook, ku njëri nga të dyshuarit kishte postuar një pushkë gjuetie, e cila më vonë rezultoi të ishte e njëjta që ishte raportuar e vjedhur.
Arrestimit të dyshuarve ka rezultuar edhe me gjetjen e gjërave të raportuara të vjedhura, gjetja e tyre është bërë pas zbatimit te një urdhër kontrollit të bërë në tri lokacione te ndryshme ku banonin të dyshuarit,ku përveç gjetjes se sendeve te vjedhura polica tek shtëpitë e të dyshuarve ka gjetur dhe ka konfiskuar: një pushkë M48, me 1400 fishek, një pistoletë, edhe dy armë – një ‘pushkë’, dhe një ‘pistoletë ‘sasi municioni 1400 copë, për të cilat nuk posedonin leje arme.
Gjërat e gjetura pas procedurave te administrimit procedural do të i kthehen pronarit. /KosovaPress./