Postoi video me “pullë të kuqe” në Snapchat, ylli i WWE jep justifikim të dyshimtë

Shpesh ndodh që njerëzit të postojnë në rrjetet e tyre sociale përmbajtje që nuk duan t’i bëjnë publike, por ndodh aksidentalisht.

Një gjë e ngjashme duket se ka ndodhur edhe me sportisten e World Wrestling Entertainment (WWE), e njohur me emrin Lana, e cila ka postuar një video të saj me përmbajtje për të rritur në Snapchat-in e vet.

Gjithsesi 34-vjeçarja me emrin e saj real Catherine Joy Perry, në një postim në Twitter njoftoi se llogaritë e saj në Instagram dhe Snapchat ishin vjedhur, për këtë ajo tha se duhet të injorohen mesazhet dhe përmbajtjet që postohen.

Ky arsyetim ka ngritur dyshime tek fansat, që kanë filluar të aludojnë se Lana po përpiqet të devijojë gabimin e saj, edhe pse disa medie kanë shkruar se në bazë të zërit nuk është vetë sportistja protagoniste në video, ku nuk shfaqen fytyrat e personave që marrin pjesë.