Porto shkatërron Romën, Monaco rrëzon Villarrealin (Video)

160

Porto ka deklasuar Romën në Olimpike, duke e mposhtur me rezultat të pastër 3:0 dhe të përgjithshëm 4:1, në kuadër të kualifikimeve për fazën e Grupeve të Ligës së Kampionëve.

Portugezët kanë qenë skuadër më e mirë, duke shënuar tre gola dhe duke eliminuar Romën, që ndeshjen e mbylli me 9 futbollistë, pasi me të kuq u ndëshkuan De Rossi dhe Emerson.

Golat për Porton në këtë ndeshje i shënuan Monteiro, Layun dhe Corono.

Në ndeshjen tjetër Monaco mposhti Villarealin me rezultat 1:0, për t’u kualifikuar tutje me rezultat të përgjithshëm 3:1.

Tutje ecën edhe Celtic, Legia dhe Ludogorets.

http://www.dailymotion.com/video/x4pyya1_roma-vs-porto-0-3-all-goals-champions-league-23-08-2016_sport