Diçka e pabesueshme ajo që ka ndodhur në Championship në Angli këtë të shtunë.
MK Dons luante në Preston dhe portieri titullar u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 81të, pasi shkaktoi një penallti si lojtari i fundit.
Duke mos pasur më ndërrime, në portë shkoi sulmuesi 32 vjeçar Aleks Revell, i cili në mënyrë spektakolare priti penalltinë dhe e ruajti rezultatin 11 deri në fund.