Portieri italian i Llapit ia thotë në gjuhën e ëmbël shqipe: Gati për kampionat!

Klubi Futbollistik “Llapi” është duke u përgatitur maksimalisht për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra po e vazhdon ecurinë e përgatitjeve sipas planprogramit të paraparë nga shtabi teknik, shkruan Gazetasheshi.com

Llapjanët stërvitjet janë duke i zhvilluar në fushën me bari natyral në Merdare, kurse atmosfera në skuadër është e mrekullueshme.

Se a është skuadra gati për edicionin e ri, më së miri e thotë portieri italian, Giacomo Nava, i cili ka reaguar përmes një ‘story’ në rrjetet sociale.

Nava ka postuar një fotografi nga stërvitja e fundit me mbishkrimin në gjuhen shqipe “Kur ata më pyesin nëse jam gati për kampionatin?”.

Nava sezonin e kaluar ka treguar aftësi të hatashme me ekipin e Llapit dhe kësisoj pritet që edhe këtë sezon të jetë i padiskutueshëm në formacionin bazë.

Më poshtë e keni foton e postuar nga portieri italian: /Gazeta Sheshi/