Ponte Prizreni angazhon një basketbollist amerikan

130

Amerikani, Landon Taliaferro është përforcimi më i ri i Ponte Prizrenit që bën gara në Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan Gazetasheshi.com

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi, duke shkruar se ka angazhuar amerikanin Taliaferro (193 centimetra), i cili luan në pozitat 2 dhe 3.

Sipas klubit prizrenas, Taliaferro është zëvendësues i Jeremiah Paige, i cili u largua javë me parë shkak thyrjes së disiplinës

Basketbollisti amerikan së fundmi ishte pjesë e ekipit Amicale Steinsel në Luxemburg, ku kishte një mesatare prej 29 pikësh për ndeshje

Ponte Prizreni nuk do të ndalet me kaq, pasi ka njoftuar se nesër do ta prezantojnë transferin me përvojë nga ligat e Francës, Gjermanisë, Greqisë, ABA Liga dhe Eurocup. /GazetaSheshi/