Policia: Për Ymerin vetëm zbatuam urdhëresën e gjykatës

71

Policia e Kosovës, në bazë të një njoftimi dërguar mediave në lidhje me arrestimin e sotëm të liderit të Vetëvendosjes Visar Ymeri, ka bërë me dije se, konform detyrimit ligjor, ka realizuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë për sigurimin e prezencës së një personi në seancë gjyqësore.

“Urdhëresa e nxjerrë në muajin shkurt të këtij viti, ka specifikuar detyrimin për policinë, që të pandehurin V.Y me datën 02.03.2016, në ora 09:30, ta dërgoj në Objektin e Pallatit të Drejtësisë, saktësisht në Gjykatën themelore. Aktualisht policia sipas rregullit po kryen të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për të përmbushur plotësisht urdhëresën e gjykatës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Arrestimi i Ymerit është bërë rreth orës 09:00 të ditës së sotme./koha.net/