Policia në kërkim të Ballist Morinës, nuk i gjendet adresa

118

Ismail Morinës (i njohur ndryshe si Ballist Morina – personi qe futi dronin në stadiumin e Beogradit), nuk i gjendet dot shtëpia, adresën e të cilës ka dhënë në gjykatë, pasi u lirua nga burgu me arrest shtëpie.

Bëhet fjalë për seancën e datës 15 shkurt. Në atë seancë ka rezultuar se i pandehuri Ismail Morinaj, nuk ka marrë njoftim për t’u paraqitur në gjyq, njofton Panorama Sport.

Për këtë arsye, gjykata ka vendosur:

Shtyrjen e seancës gjyqesore në datën 17.03.2016 ora 13.30.

– Bazuar ne nenin 132.2 te K.Pr.Penale, të urdherohet Komisariati i Policise Durres per kerkimin dhe njoftimin e Ismail Xhemal Morinaj , i dtl.30.09.1982 , per te cilin na rezulton se banon ne qytetin e Durresit.”

Pra, gjykata i ka kërkuar policisë së Durrësit të gjejnë shtëpinë e Morinës dhe të njoftohet që ka seancë gjyqësore, pasi punonjësi i gjykatës nuk e ka gjetur adresën që ka dhënë Morina.