Policia: Ky është numri i të plagosurve nga të shtënat në Prishtinë

437

Policia e Kosovës ka thënë se rreth orës 23:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” ka pasur të shtëna me armë.

Aty menjëherë kanë dalë policia dhe kanë rrethuar vendin, ku kanë gjetur disa gëzhoja të plumbave.

Policia thotë se kanë informacion se është plagosur në këmbën e majtë një i mitur 15-vjeçar dhe i njëjti është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare.

Ndërsa, mësohet se numri i personave të lënduar nga tollovia e krijuar kalon shifrën 10.

Policia po vazhdon të jetë në vend të ngjarjes.