Policia belge parandalon një sulm terrorist duke arrestuar dy vëllezër

153

Policia belge i ka arrestuar dy vëllezër për planifikimin e një sulmi terrorist, njoftojnë autoritetet belge.

Prokurorët federalë e kanë konfirmuar se të dy personat, emrat e të cilëve janë Noureddine H. dhe vëllai i tij Hamza H., po dyshoheshin për planifikimin e një sulmi terrorist.

Arrestimet kanë nxitur dhjetëra bastisje të shtëpive në zonat ku flitet frëngjisht në Mons dhe Liege.