Policia arreston Sali Zybën, shef i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës

145

Policia e Kosovës ka arrestuar sot shefin e sektorit të Inspeksionit të Komunës së Prishtinës dhe dy pjesëtarë të sigurimit të Komunës, njofton KosovaPress.

Ndërsa sipas Erzen Vraniqit nga zyra për informim e Komunes, policia është futur pa autorizim në kabinetin e Kryetarit të Komunës dhe pa fletëarrest.

Ndërsa, po ashtu sipas Vraniqit, policia ka arrestuar pjesëtarët e sigurimit per shkak se këta të fundit, sipas detyres se tyre, i kane kërkuar autorizimin policisë së Kosovës për të hyrë në objektin e komunës.

Pjesëtarët e arrestuar të sigurimit janë Ditar Canolli dhe Kushtrim Halilaj. /KosovaPress/