Pokemon Go arrin në 200 milionë dollarë!

165

Mania për Pokemon Go nuk po tregon shenja të ngadalësimit. Sipas firmës analitike Sensor Toëer thuhet se Pokemon Go është duke e bërë disa para serioze. Një muaj pas fillimit të lojës, e njëjta ka arritur të ardhura bruto me më shumë se 200 milionë dollarë.

Të ardhurat vijnë nga blerjet brenda aplikacionit të Pokemon Go nga lojtarët. Ju mund të blini Poke Balls, të cilat janë në Pokemon për t’i kapur ato.

Lojtarët mund edhe të paguajnë për gjëra të tilla si Lures dhe Incense, për të tërhequr më shumë Pokemon.

Ndërsa Pokemon Go po lansohet në më shumë vende të reja, shuma e të ardhurave vazhdon të rritet. Për shembull, lansimi në Japoni në mes të muajit të kaluar me të vërtetë i ka shumëfishuar të ardhurat për kompaninë.

Edhe tani vendet e reja vazhdojnë t’i bashkohen manisë së Pokemon Go, duke përfshirë 15 tregjet e reja aziatike që janë shtuar vetëm javën e kaluar.