Pogba zbulon portierin më të mirë

Paul Pogba i ka thurur lavde portierit të Juventusit, Gianluigi Buffon, pas paraqitjes fantastike ndaj Milanit.
Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, ka thënë se Gianluigi Buffon është portieri më i mirë në botë.

Legjenda italiane e shpëtoi Juventusin në disa raste ndaj Milanit, pritje këto të cilat dolën të jenë vendimtare në fund, pasi Zonja e Vjetër i mori të tri pikët.

“Gigi është numër një. Ai është më i miri në këtë punë”,  ishin fjalët e mesfushorit francez.