Pogba te ManchesterUnited kushton në total 270 milionë euro

146

Transferimi i Pol Pogba pritet të thyejë çdo rekord të futbollit botëror, pasi shifrat e përllogaritura për kalimin e tij nga Juventus te Machester United janë marramendëse. Gazeta italiane “La Repubblica” ka bërë një përllogaritje të plotë të shpenzimeve për këtë transferim dhe rezulton që në total, do të kushtojë 270 milionë euro. Gazetari Xhulio Kardone ka shpjeguar se si arrihet te kjo shifër e çmendur.

Pogba-e-Mino-Raiola-735x400

“Manchester United do të kalojë në arkat e Juventusit 116 milionë euro, pasi këtu përfshihet edhe komisioni që do të përfitojë Mino Raiola. Pastaj, klubi anglez do të paguajë edhe një tjetër çek prej 23 milionë eurosh, për 20% të kartonit i cili është në zotërim të vetë Pogba dhe grupit që e menaxhon, pagesë për të cilën Raiola ka marrë garanci se do të kryhet dhe ka akord mes klubeve.

Pogba 1

Ndaj në total, vetëm shifra e transferimit arrin 139 milionë euro. Kësaj shifre i shtohet edhe ajo e pagës që do të përfitojë futbollisti: 12 milionë euro në sezon plus bonuset, në një kontratë pesëvjeçare.

Po t’i shtohen edhe taksat që do të paguhen për shifra të tilla, në total arrihet pak më shumë se 269 milionë euro të shpenzuara për një futbollist të vetëm”, ka shpjeguar gazetari italian.

Klubi anglez është i bindur se këto shpenzime mund t’i nxjerrë menjëherë. Klubi ka fituar 80 milionë euro nga shitja e fanellës së Ibrahimoviç brenda pak ditëve dhe parashikon që një gjë e ngjashme të ndodhë sapo në treg të hidhet edhe ajo me numrin 6 të Pogba.