Pogba takim sekret me drejtuesit e PSG-së në Paris

127

Paul Pogba është takuar me zyrtarët e klubit francez Paris-Saint Germain, ka njoftuar “France Football”. Sipas informacioneve që vijnë nga ky medium, futbollisti është takuar me drejtuesit parisien në njërin nga hotelet luksoze të kryqytetit francez, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ndaj Bayern Mynih, transmeton Gazeta Sheshi.

Kështu kampioni francez ka dhënë një sinjal të fortë për Real Madridin dhe Barcelonën, nëqoftëse dëshirojnë ti hyjnë garës për talentin e ri francez.

Shumë skuadra të tjera europiane ka bërë planet e tyre me Pogban në formacion, mirëpo tani pas këtij njoftimi sigurisht se duhet të mendojnë ndonjë alternativë tjetër, pasi Parisi është favoriti kryesor për ti rrëmbyer shërbimet e 23-vjeçarit.

/Gazeta Sheshi/