Pogba gëzon dy tifoze

Paul Pogba është jo vetëm një futbollist i madh, por edhe një njeri i tillë.

Në ndeshjen që Juventus luajti kundër Palermos në fundjavë ku fitoi 4-0, ku protagonisti kryesor ishte ylli francez. Pogba shënoi një gol dhe dha asisit në këtë fitore që i vlen Juventusit për të kapur titullin e 5 radhazi me një dorë.

Por për Pogban nga tifozeria ka pasur një banderolë që mbahej nga dy gra ku shkruhej “ Të adhuroj Paul, të dua Pogba”.

Këtë foto e ka publikuar në profilin e tij sulmuesi francez ku ka lënë si koment që për vajzat e banderolës do të dhuronte fanellën tij.

Vajzat janë identifikuar me komente në faqen e Pogba dhe do të marrin fanellën së shpejti. Kjo tregon se francezi padyshim edhe jashtë fushës është një kampion i madh.