Pogba e vlerëson lart përshtypjen e Neymarit për të

88

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba është i gëzuar për fjalët e sulmuesit Neymar, i cili tha se do ta dëshironte atë në Barcelona.

Por, Pogba tha se është i lumtur në Juventus dhe po mendon vetëm në fitimin e Scudettos.

“Është bukur që një lojtar si Neymar të vlerëson. Të gjithë duan të luajnë me kampionë, por unë jam i lumtur në Juventus dhe i fokusuar për të fituar Scudetton”, tha Pogba për “La Gazzetta dello Sport”.