Pogba dhe De Gea, “fiasco” e madhe e Florentino Perez

187

David De Gea e ka mirëpritur ardhjen e Paul Pogba te Manchester United. Madje, portieri spanjoll ka shpërndarë një foto të përbashkët me francezin në rrjetet sociale, duke shkaktuar irritimin e shumë tifozëve me Florentino Perez, me këtë të fundit të frustruar për dështimin në nënshkrimin e këtyre dy futbollistëve, por jo vetëm. De Gea dhe Pogba janë ndoshta “fiasco”-t më të mëdha të Real Madrid në kohët e fundit, në lidhje me merkaton e transferimeve. Ende nuk ka përfunduar një vit tallje kumbuese për “operacionin De Gea” dhe faksin e famshëm, që prodhoi një breshëri të vërtetë shakash dhe “memes”, ku kryqëzohej klubi i bardhë, me Florentino Perez në krye.