Pogba argëtohet në Twitter: Ja ku po i bëj vizitat…

174

Merkato e futbollit tashmë zhvillohet në rrjetet sociale. Dhe askush nuk befasohet nëse gjatë postimeve të shumta bëhet shaka ose vijnë përgjigje ironike që i drejtohen shtypit ndërkombëtar. Këtë ka bërë Paul Pogba, i cili ndodhet me pushime në Shtete e Bashkuara të Amerikës gjatë këtyre ditëve, në pritje për të marrë dritën jeshile nga për të shkuar në Londër ku do të zhvillohet vizitat mjekësore për Manchester United.

Në fakt, dje e përditshmja franceze “L’Equipe” ka shkruar se Pogba ka shkuar në Los Angeles për të zhvilluar vizitat mjekësore për klubin anglez. Një lajm ky që është përgënjeshtruar brenda ditës, sepse Juventus nuk ka dhënë akoma autorizimin për një gjë të tillë. Ditën e sotme Paul është argëtuar dhe ka bërë shaka në lidhje me këtë çështje, duke bërë një postim në profilin e tij në Twitter: “Pogba ndodhet në parkun e vizitave mjekësore.Viztat mjekësore të Pogba në Universal Studios Park”, ka shkruar mesfushori francez.