Paris Saint-Germain ka fituar sfidën ndaj Olympique de Marseille të vlefshme për Super Kupën e Francës, me rezultat 2-1.
Mauro Icardi 39’ shënoi në përfundimin e pjesës së parë për ta dërguar klubin në pushimin e pjesëve me rezultat pozitiv.
Neymar, i cili nuk ishte startues, u inkuadrua në fushën e lojës gjatë pjesës së dytë për të shënuar një penalti në minutën e 85-të.
Golin e nderit për Marseille e shënoi Dimitri Payet pas një asisti të Thauvin.
Ky është trofeu i parë për Mauricio Pochettinon me PSG.