Mauricio Pochetino tashmë po konsiderohet si një hero nga tifozët e Tottenham Hotspur, pavarësisht se “Gjelat e Londrës”, mund të mos shpallen kampion të Ligës Premier këtë sezon. Tekniku argjentinas ka shprehur hapur simpatinë për lojtarin dhe kapitenin e skuadrës rivale të Arsenalit, transmeton Gazeta Sheshi.
Pochetino ka mardhënie të shkëlqyera me Mikel Artetan, me ç’rast kanë luajtuar së bashku tek skuadra franceze PSG.
“Unë e dua atë dhe ai më do mua”, është shprehur para gazetarëve në konferencën për shtyp tekniku gauchos.
Mirëpo, ish-tekniku i Espanyolit është treguar tejet i kujdesshëm në lidhje me zërat se Arteta mund ta tradhëtojë Arsenalin për rivalin e përbetuar Tottenham.
“Kemi një miqësi të shkëlqyer me të. Mirëpo, ne kurrë nuk flasim për transferime apo thashetheme”, ka përfunduar Pochetino.
/Gazeta Sheshi/