BMW 8-Series paraqet një kthim të madh për kompaninë bavareze e cila po kërkon të krijojë një kundërshtar të Mercedes S-Class Coupe dhe Bentley Continental GT.
Modeli i ri do të arrijë më 2020, kurse BMW ka ende kohë të vendosë nëse vetura do të jetë klasike me dy apo me katër dyer.
Projekti është një sekret i madh i BMW, por burimet e ndryshme thonë se punimet tanimë kanë filluar dhe versione të mundshme janë plasuar në internet.