“Po të isha sikurse Van de Beek do të nisesha me biçikletë drejt Madridit”

Rafael Van der Vaart, ish-futbollisti i Ajax dhe Real Madrid ka komentuar zërat që po e lidhin yllin e ri holandez Van de Beek drejt një transferimi të mundshëm te 13 herë kampionët e Evropës, shkruan Gazetasheshi.com.

“Natyrisht se ai duhet të nënshkruajë me Real Madridin. Madje po të isha në vendin e tij do të nisesha me biçikletë drejt Madridit”, deklaroi Van der Vaart.

Ai beson gjithashtu se Van de Beek ka potencialin e duhur për të triumfuar në Real Madrid.

“Ai e meriton të jetë aty. E ka dëshmuar në ndeshjet më të rëndësishme të Championsit. Është një djalë shumë i dashur dhe i talentuar”, shtoi ndër të tjerash Van de Vaart.

Van der Vaart ishte pjesë e gjigantit spanjoll Real Madrid për dy edicione, derisa realizoi 11 gola në 58 paraqitje.

/Gazeta Sheshi/