Po ndodh tani, kjo është festa e kampionëve në Drenas (FOTO)

KF Feronikeli fitues i Kupës së Kosovës për edicionin 2018/19 (Photographer: Albert Sinani)

Feronikeli po e feston titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës në sheshin qëndror në Drenas.

Qindra qytetarë janë mbledhur dhe bashkë me futbollistët dhe stafin po e përjetojnë këtë sukses, raporton Gazetasheshi.com

Ndërkohë, të pranishmit po argëtohen me këngët e Bleros, Hekuran Krasniqit dhe të disa këngëtarëve tjerë.