“Plisat” vijnë me një paralajmrim

263

Prishtina të shtunën do të jetë mysafire e Lirisë në stadiumin “Përparim Thaçi”. Mirëpo, futbollistët e ekipit kryeqytetas nuk do të jenë të vetëm në Prizren, pasi edhe tifozët e tyre, “Plisat” kanë paralajmëruar udhëtimin në mënyrë të organizuar, shkruan Gazeta Sheshi.

Prijësi i këtij tifo-grupi, Albert Kastrati ka njoftuar për udhëtimin, duke dhënë detaje edhe për vendin e tubimit dhe orën e nisjes.

E shtuna në Prizren pritet të jetë festë futbollistike me skuadrat që kanë lënë gjurmë në futbollin kosovar.