Plisat ‘pushtojnë’ Gjilanin

Tifozët e Gjilanit, ‘Skifterat’ nuk do të jenë të vetëm në stadium të dielën në derbi ndaj Prishtinës, pasi pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe ‘Plisat’.

Edhe para një jave kur u ndeshën këto dy ekipe, ‘Skifterat’ ishin në Prishtinë në mënyrë të organizuar, transmeton Gazeta Sheshi.

Përpos fushës, spektakël do të ketë edhe në tribuna.

Derbi Gjilani – Prishtina luhet të dielën dhe ka zgjuar interesim të madh.