“Plisat” publikojnë momentin kur e ndërprenë ndeshjen me Llapin (VIDEO)

“Nëse s’ki zemër ik prej Prishtine” – kjo është thirrja që tifo grupi “Plisat” prej kohësh e kanë në slloganin e tyre, teksa ‘shpërthimi’ ndodhi në ndeshjen e javës së katërt kampionale ndaj Llapit, raporton Gazetasheshi.com.

Tifo grupi kryeqytetas ndërpreu ndeshjen në minutën e 12-të duke hedhur mjete piroteknike në fushën e lojës, teksa u larguan më pas nga stadiume me ofendime në kor në drejtim të drejtuesve të klubit.

“Plisat” e braktisën lindjen, teksa me vete morën edhe transin e tyre, ashtu siç kishin bërë edhe në Drenas javën e kaluar në takim kundër Feronikelit.

Tifozëria kryeqytetase përmes faqes së saj zyrtare kanë publikuar një video në momentin e hedhjes së mjeteve piroteknike në fushën e lojës, teksa e kanë përsëitur mesazhin:

“Nëse s’ki zemër ik prej Prishtine”.

Nese ski zemer ik prej Prishtines

Posted by Plisat on Friday, September 13, 2019