‘Plisat’ akuzojnë ashpër basketbollistin e Bashkimit për fyerje raciste

395

Klubi Basketbollistik ‘Prishtina’ ka arritur ta marrë një fitore tejet të rëndësishme në palestrën ‘Sezai Surroi’, teksa ka mposhtur Bashkimin me diferencë prej 11-të pikëve 99:88, shkruan Gazetasheshi.com

Por siç duket jo gjithçka ka shkuar mirë në këtë ndeshje, pasi njëri nga fundoret më të mirë te Bashkimit, Musab Mala po akuzohet për fyerje raciste drejtuar dy basketbollistëve amerikan të Prishtinës.

Për këtë tifo-grupi ‘Plisat’, kanë reaguar ashpër ndaj basketbollistit Mala dhe kanë kërkuar nga FBK-ja të marrin masa për ta dënuar basketbollistin e Bashkimit

Postimi i plotë:

“DËNOJMË ASHPËR SJELLJET RACISTE TË BASKETBOLLISTIT KB BASHKIMIT MUSAB MALA

Sot në ndeshjen e zhvilluar në Prizren në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll në javën XXI ndërmjet KB Bashkimi dhe KB Prishtinës, në çerekun e katërt, kur Prishtina ishte në avantazh, disa basketbollistë të pandërgjegjshëm filluan me fyrje verbale dhe presion psiqik ndaj basketbollistëve tanë.

Por kapaku ishte kur Musab Mala fyu në baza raciste lojtarët tanë Tevin Mack dhe Nigel Johnson. Këto ngjarje të turpshme i dënojme ashpër dhe kërkojmë nga organet kompetente të Federatës të marrin masa sa më të shpejta”, thuhet në njoftimin e Plisave.

/GazetaSheshi/