Plas te Milani/ Skuadra kundër Berluskonit, negocion Galiani

87

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur te Milani në rreth 30 vitet e fundit nën presidencën e Silvio Berluskonit.

Mediat italiane shkruajnë se skuadra është kundër presidentit për shkarkimin e Mihajloviçit. Sipas gazetës italiane “Corrieredellosport”, “futbollistët janë në krah të Mihajloviçit dhe nuk duan një trajner tjetër”, transmeton Panorama Sport.

Lajmi publikohet në kohën kur presidenti i kuqezinjve pritet ta shkarkojë serbin pas finales së Kupës së Italisë ndaj Juventusit, që do të luhet më datën 21 maj.

Gazeta italiane shkruan se lojtarët janë të bindur se trajneri po bënë punën e duhur, duke hedhur themelet për një Milan akoma dhe më të fortë.

Sipas shtypit italiane, skuadra ka gjetur një aleat të fortë, Galianin. Ky i fundit thuhet se po mundohet të bindë “Kavalierin” që të mos ndërrojë stafin teknik. Ngjarja publikohet në kohën kur në Itali po diskutohet kandidatura e Lipit dhe Brokit.