Plas te Barcelona: Rakitic lëndohet dhe është në dyshim për El Clasico

85

Ivan Rakitic nuk ka udhëtuar fare për në vendlindjen e tij, me ç’rast do ti mungojë përfaqësueses së Kroacisë për dy ndeshjet e rradhës miqësore, ndaj Izraelit dhe Hungarisë. Shkak për këtë është bërë një dëmtim i mesfushorit, transmeton Gazeta Sheshi.

Rakitic kishte ndjerë dhimbje gjatë duelit të fundjavës në kampionatin spanjoll ndaj Villaralit, me ç’rast edhe ishte larguar nga loja. Staffi mjeksor i skuadrës blaugrana ka konstatuar se kroati do të qëndrojë jashtë fushave të blerta për 7 ose 10 ditë, dhe në këtë mënyrë mund të humbas sfidën e El Clasico-s përballë Real Madrid-it dhe atë ndaj Atletico Madrid-it në Ligën e Kampionëve.

/Gazeta Sheshi/