Plani kinez për tu shndërruar në një fuqi futbollistike në botë

159

Ekonomia e planifikuar e sistemit komunist të shtetit të Kinës tashmë ka zgjedhur një program mjaft të favorshëm për të shndërruar botën e sportit në njërën prej pikave më të forta të shtetit aziatik.

Sporti është sektori i preferuar i presidentit Xi Jinping, i cili synon që futbollin ta ngrisë në piadestalet më të larta dhe skuadrat e vendit të tij të konkurojnë me ato europiane të paktën deri në vitin 2050, thuhet në një dokument konfidencial zbuluar së fundmni, transmeton Gazeta Sheshi.

Plani është i ndarë në tri faza, me ç’rast do të implementohet në periudha të caktuara kohore. Ardhja e futbollistëve të njohur nga kontinenti i vjetër Europa është vetëm një pikë strategjike e kinezëve, për ta bërë ligën e vendit atraktive për shumë futbollistë.

Krahas saj, tani e disa vite, skuadra të mëdha europiane si Real Madrid, Milan apo Inter, zhvillojnë fazën përgatitore në shtetin kinez, me ç’rast ju sjell të ardhura bukur të mëdha bizneseve kineze.

Futja e aksionarëve kinez në klubet e ndryshme europiane, mund të jetë një tjetër sinjal, që tashmë Kina do ta pushtojë botën e futbollit.

/Gazeta Sheshi/