Pjesa Jugore e Old Trafford me emër të ri

144

Pjesa Jugore e stadiumit të Manchester United emërohet me emrin Sir Bobby Charlton Stand, për hir të legjendës së këtij klubi i cili tani mban postin e drejtorit sportiv tek United.

Kjo pjesë e “Teatrit të Ëndrrave” është e vetmja pjesë e pandryshueshme që nga viti 1910.

Charlton nënshkroi me Manchester United më 1953 dhe gjatë 758 paraqitjeve ka shënuar 249 gola, ndërsa për Anglinë në 106 paraqitje ka shënuar 49 gola.