Pjanic-Manchester United, e pabesueshme por e vërtetë

136

Mediat italiane kanë zbuluar një prapaskenë të madhe rreth kalimit të Miralem Pjanic nga Roma te Juventus.

Manchester United e kishte pothuajse të realizuar marrjen e Pjanic nga “Olimpico” dhe kishte arritur marrëveshje me klubin italian si dhe me vetë futbollistin.

Mirëpo, në momentet e fundit kishte ndërhyrë trajneri Jose Mourinho, i cili e ka refuzuar transferimin e boshnjakut.

Ai e ka kërkuar ardhjen e Paul Pogbas, të cilin United nuk e ka transferuar ende.