Pjanic, Alves, Benatia, edhe një super futbollist në Juventus (FOTO)

275

Miralem Pjanic, Dani Alves, Medhi Benatia, por Juventus nuk ndalet me kaq.

“Bianconerët kanë arritur marrëveshje me Dinamo Zagrebin për transferimin e sulmuesit të talentuar, Marko Pjaca, raportojnë mediat italiane.

Kampioni i Serie A do të paguajë rreth 25 milionë euro për Pjacan.

Futbollisti do të mbërrijë në Torino të mërkurën për t’ju nënshtruar testeve mjekësore para nënshkrimit të kontratës.