Pjaca konfirmon kalimin te skuadra italiane (Foto)

269

Talenti kroat, Marko Pjaca, ka zhvilluar ndeshjen e tij të fundit në Dinamo Zagreb. 21 vjeçari, i cili ishte pjesë e Kroacisë në Euro 2016, ka arritur marrëveshje me Juventusin, fanellën e së cilës do ta veshë zezonin e ardhshëm.

Pjaca e konfirmoi këtë në rrjetet sociale pas ndeshjes miqësore me Lokomotivën ku u duartrokit nga tifozët.

“Një falënderim i madh për ovacionet pas zëvendësimit. Si djalë nga Zagrebi që e do Dinamon, më duhet të pranoj se duartrokitjet e juaja ishin një prej momenteve më të bukura në karrierë”, shkroi Pjaca në Facebook.

Mediat italiane shkruajnë se kartoni i Pjacës i ka kushtuar ‘Zonjës së Vjetër’ 25 milionë euro dhe se do t’i kryejë testet mjekësore gjatë kësaj jave.