Pistoleta ‘smartphone’

295

Një kompani e prodhimit të armëve të zjarrit ka prezantuar një pistoletë dygrykëshe që në pamje të parë është e padallueshme.

Pistoleta e prezantuar nga “Ideal Conceal” në Shtetet e Bashkuara, kur është e mbyllur është identike me një telefon inteligjent, madje kompania ka menduar edhe për detajet më të hollësishme duke i vendosur edhe dy kamera dhe vend për kufjet.

Por kur hapet shkrepja nuk është ajo e një aparati fotografik që përjetëson momente, por i vret ato.

Kompania po pret miratimin e patentës për këtë dezajn pistoletë 380 kalibërshe, ndërkohë që prezantimi i saj është pasuar nga organizata dhe shoqata kundër armëve që e kanë cilësuar si papërgjegjshmëri, ndërsa autoritetet ligjzbatuese shprehin shqetësimin se kjo armë mund të ndihmojë në rritjen e dhunës së armatosur në të ardhmen.