Pique vs Real Madrid: një vit me provokime pafund (VIDEO)

129

Gjithçka filloi me Kevin Roldan, vazhdoi me fjalët e tij në festimet e Superkupës së Europës dhe e lënduan vërtetë skuadrën Madrilene me talljet e bëra në çështjen Cheryshev dhe Arbeloa.


Qershor 2015

Në festën e tripletës, Pique lëshoi një fjalë për të rikujtuar që aludonte në festën e përvjetorit të Cristiano Ronaldos në të njëjtën natë që Atletico kishte mposhtur 4-0 Real Madridin. “Faleminderit Kevin Roldan, me ty filloi gjithçka”.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=C5GU1sdcqck

 

Gusht 2015

Ndodhi gjatë festimeve të superkupës së Europës në Tbilisi, kur iu drejtua bashkëlojtarëve të tij për të shkuar të festonin: “Le të shkojmë të festojmë, le të pirdhen ata në Madrid”!

Shtator 2015

Për të vazhduar më tej, teksa ishte me kombëtaren e Spanjës, në një sallë konferencash, pyetet nga gazetarët për faktin që vërshëllehet vazhdimisht dhe mbi të gjitha për provokimet ndaj Real Madridit. Dhe ai u përgjigj: “Nuk më vërshëllejnë për temën e Katalunjës, më vërshëllejnë për rivalitetin Barcelona-Real Madrid”. Për të potencuar më pas që për të është një ‘simfoni’ kur e vërshëllejnë në Bernabeu dhe se dëshiron që Real Madridi të humbasë ‘gjithmonë’. “Nuk do të kërkoj ndjesë për këtë”, vazhdoi më pas duke kujtuar gjysmëfinalen ndërmjet Real Madridit dhe Juventusit, me një bluzë të Buffon të veshur.

Nëntor 2015

Real Madridi poashtu doli i përfshirë në festën e Hallowinit të lojtarëve të Barcelonës në Coliseum. Angel Torres (President i Getafes) akuzoi Blaugranët për faktin që kishin shkaktuar dëme në dhomat e zhveshjes së Getafes dhe Pique e përziu atë me Real Madridin: “Presidenti i Getafes, Agel Torres, është një Madrilen, shumë Madridista dhe dëshiron të jetë president i tyre”.

 

Nëntor 2015

Barcelona triumfoi 0-4 në Santiago Bernabeu dhe Pique pati një mundësi të madhe për t’u futur në histori me një ‘manita’ në stadiumin e rivalëve të përjetshëm. Përfundimisht goli i pestë, pavarësisht insistimit të tij, nuk erdhi. Imazhi i Tetorit të vitit 2010, nuk mundi të përsëritej.

Dhjetor 2015

Tweets-i i Gerard Piques teksa në stadiumin Carranza ishte çështja ‘Cheryshev’ nuk thoshte asgjë dhe thoshte gjithçka.

14595082011004


Gerard Pique u shfaq në një zonë të miksuar pas ndeshjes për të diskutuar rreth asaj se si ishte performanca e ekipit, përpara se një gazetar të pyeste nëse Arbeloa është miku i tij, dhe Pique, me plot ironi, e ofendon Arbeloan duke thënë që: “Ai nuk është një i njohuri im (conocido) ai është një viç (cono..cido)”, duke ndaluar përpara se të shqiptonte tërësisht fjalën conocido në Spanjisht.


I pyetur më pas për fjalët e tij, Pique nuk pranoi që ka fyer Arbeloan: “I thash i njohur, çdokush mund t’a kuptojë si të dojë”.

https://www.youtube.com/watch?v=HchDJOT_OYw

Mars 2016

Gerard Pique vazhdoi me versionet e tij ndaj Real Madridit në ‘Periscopin’ e fundit që e bëri sëbashku me Iker Casillas, ku në filmimet e tij tregoi se si kishte reaguar kur Sergio Ramos shënoi golin e barazimit në finalen e Championsit ndaj Atleticos.

/Realmadridclubalbania.info/