Pique realizon në minutën e fundit dhe e dërgon në kohën shtesë ndeshjen Barça – Sevilla

126

Barcelona ka arritur që të shënojë dy gola në ndeshjen e dytë gjysëmfinale ndaj Sevillas për të vazhduar ndeshjen në kohë shtesë.

Pas golave të shënuar nga Ousmane Dembele dhe Gerard Pique, Barcelona ka arritur të bëjë të pamundurën.

Dembele shënoi në pjesën e parë, ndërsa Pique në përfundimin e ndeshjes, konkretisht në sekondat e fundit.

Tani ndeshja drejt vazhdimeve, ku do të luhen dy pjesë nga 15 minuta.

Në qoftë se nuk do të ketë fitues përsëri, ndeshja do të vazhdojë në penallti