Pique mendon të zhduket

113

Gerard Pique nuk dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes nga mediat.

Kështu ka deklaruar mbrojtësi i Barcelonës në një intervistë për “Baws.ae”, duke rrëfyer edhe disa momente të fëmijërisë.

“Prindërit e mi kanë një ndikim të madh në personalitetin tim. Të bëhem futbollist ka qenë gjithmonë gjëja që e kam dashur. Nuk është e lehtë, sidomos për shkak se je në qendër të vëmendjes”, deklaroi Pique.

“Jemi në presion të madh dhe gjithmonë në sy të mediave. Nganjëherë dua thjesht të zhdukem. Për këtë arsye preferoj që të shkoj në vende që nuk tërheqin shumë vëmendje”, shtoi ai.

“Çka bëj jashtë futbollit? Tani unë jam një prind dhe kohën zakonisht e kaloj me fëmijët e mi. Pëlqej koncertet dhe kinematë. Për fat të mirë, në Barcelonë ka shumë gjëra për të bërë”, theksoi Pique.