Pique: Ja kush janë sulmuesit që më bëjnë të vuajë

157

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të folur lidhur me intimitetet e tij si futbollist. Reprezentuesi spanjoll ka publikuar një pjesë të intervistës në të cilën i bëhet pyetje lidhur me sulmuesit më të rrezikshëm që është përballur, ndërkohë që nuk i ka përfshirë bashkëlojtarët e tij Lionel Messin, Luis Suarezin dhe Neymarin, transmeton Gazeta Sheshi.

Didier Drogba: “Padyshim njëri ndër sulmuesit më të mirë që kam njohur ndonjëherë. I ka të gjitha. Fuqi, goditje, teknikë… ishte i mrekullueshëm”.

Cristiano Ronaldo: “Jam përballur me të disa herë. Ai është njëri ndër lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. Shënon, asiston, provokon faule, penalti… I bën të gjitha”.

Robert Lewandowski: “Është sulmues mjaft i mirë brenda zonës, ai e shfrytëzon gjatësinë e tij. Gjithmonë je në vështirësi, kur përballë vetës ke për të mbuluar futbollistë si ai. Kjo pasi ai është në gjendje të bëj gjithçka dhe ju duhet të jeni i vëmendshëm për të reaguar në çdo moment”, ka përfunduar Pique.

/Gazeta Sheshi/