Pique i gatshëm të largohet nga Barça pas humbjes 8-2: “E kemi prekur fundin”

Gerard Pique, mbrojtësi i Barcelonës, është i zhgënjyer me humbjen e thellë në Ligën e Kampionëve nga Bayern Munich.

Barça u turpërua në Lisbonë, duke u mposhtur 8-2, një ndër humbjet më të mëdha në histori të klubit.

Pas ndeshjes, i nervozuar me këtë humbje turpëruese – Pique nuk u kursye.

“Klubi ka nevojë për ndryshime, e kemi prekur fundin”, u shpreh ai.

“Nëse klubi ka nevojë të sjellë gjak të ri, unë jam i parë që pranoj të largohem”.

“Në Evropë nuk mund të dalim kështu, nuk është as hera e parë e as e dyta, shpresoj të shërbejë për diçka”.