Pique: “Dua Real Madridin në finalen e Champions Leagues”

85

Teksa kanë kaluar vetëm tre ditë nga triumfi i Real Madridit në El Clasicon e së shtunës, Gerard Pique tashmë është i etur për hakmarrje ndaj madrilenëve në finalen e Champions Leagues.

Ishte 29 vjeçari ai që shënoi golin e parë fundjavën e kaluar përpara se Real Madridi të përmbyste rezultatin dhe nëse Blaugranët arrijnë të kalojnë Atletico Madridin në përballjet çerekfinale, qendërmbrojtësi Katalan dëshiron një tjetër Clasice në Milan.

“Do të doja të përballeshim me Real Madridin në finalen e Champions Leagues”, konfirmoi ai. “Të gjithë do të donin të luanin ndaj tyre dhe ne duhet të kemi më tepër vetëbesim, kjo është trashëgimia e Johan Cruyff”.

“Ajo që na pëlqejnë, janë sfiudat dhe të martën luajmë ndaj një rivali të madh. Duhet të fitojmë për t’ju treguar se pse kemi fituar gjithçka dhe ne mezi po presim të bëjmë përsëri të njëjtën”, potencoi qendëmbrojtësi.

“E shtuna ishte një humbje si çdo humbje tjetër, ne kishim shkuar 39 ndeshje pa humbje dhe tani kemi një rast unik për t’ju rikthyer fitoreve në një ndeshje të madhe”, përfundoi Pique.