Picameni që u shndërrua në mbret të merkatos

153

Merkato e verës përfundoi më 31 gusht, dhe ajo ka vetëm një fitues të vërtetë: Mino Raiolan. Menaxheri më aktiv në afatin kalimtar veror, duke finalizuar marrëveshje të cilat sigurisht se do futen në analet e historisë, me atë të Paul Pogbas si më i shtrenjti i saj, 120 milionë euro, shkruan Goalshqip.com.

Ish picameni italian që flet 8 gjuhë të ndryshme është kthyer në një fabrikë parash, e për këtë mjafton të shikosh përqindjet që merr për transferimet. Cristiano Ronaldo është futbollisti më i paguar në planet, por Mino Raiola në vetëm 3 muajt e afatit kalimtar ka fituar më shumë se portugezi.

Menaxheri kontrovers ka përfituar plot 30 milionë euro nga lëvizjet e bujshme të kësaj vere, ku Raiola u konfirmua “mbret”. Mjafton të përmenden 3 lëvizje, Paul Pogba, Zlatan Ibrahimoviç dhe Henrikh Mkhitaryan.

Të tre lojtarët që zbarkuan te Manchester United e kanë Raiolën si sinonim të përbashkët, e kjo nuk është hera e parë e fitimeve kolosale të Raiolas.

Nëse kësaj i shtojmë edhe komisionin për transferimin e Mario Balotellit te skuadra e Nicës, atëherë vërtet që kjo verë ka qenë e frytshme për italo-holandezin e futbollit modern të negociatave të fshehura, komisioneve dhe klauzolave pa mbarim.

25% të fitimit nga shitja e Paul Pogbas
Sepse nga këtu filloi gjithçka. Mino Raiola besoi në aftësitë e mesfushorit francez i cili ishte falur nga Manchester United tek Juventus, ndërkohë që menaxheri italian kishte marrë nën kontratë atë duke i rrëmbyer 25% të fitimit të tij, për çdo transferim të tij të mundshëm, transmeton Goalshqip.com.

Shitës i njohur
Raiola ka qenë thjesht një shitës picash në Itali, më pas hyri në zejen e menaxheri, bëri disa transferime si Nedved tek Juventus, por që kurrë nuk erdhi në shprehje aftësia e tij.

Polemikat me trajnerët
Raiola është një mbështetës i madh i futbollistëve të tij. Ai shpeshherë u del në mbrojtje atyre, duke sulmuar trajnerët e tyre. Në të kaluarën e kishte bërë me Guardiolan, i cili nuk kishte rrespektuar klientin e tij Ibrahimovic, ndërsa tani e bëri me Jurgen Klopp që e përzuri Balotellin nga skuadra, gjithashtu klient i tij.

Nëse Jorge Mendes ishte për pesë vite si menaxheri më i mirë në botë, atëherë pozitën e të parit duhet t’ia lirojë Mino Raiolas nga kjo verë.