Philipp Lahm me letër të hapur për gjyqtarët

125

Philipp Lahm ka shkruar një letër të hapur në “Goal.com” për “tifozët, dashamirët dhe gjithë ndjekësit e futbollit”, nga të cilët kërkon mirëkuptim për gjyqtarët të cilët mund të bëjnë gabim, sepse dhe ta janë njerëz, transmeton Gazeta Sheshi.

“Futbolli ka rregulla të qarta që e bën lojën më të lehtë për të gjithë. Megjithatë, janë arbitrat ata që duhet ti zbatojnë rregullat dhe jo gjithmonë e bëjnë një gjë të tillë. Shembull mos pranimin e golit të Frank Lampardit në Kupën e Botës të vitit 2010, tregon se puna e tyre nuk është aspak e qetë. Megjithëse topi e kishte kaluar qartë vijën, ata vendosën të na mbanin neve në epërsi 2-1, me ç’rast edhe e fituam ndeshjen”.

“Gjyqtarët duhet të ndikojnë vetëm që futbollistët ti zbatojnë rregullat dhe asesi të ndikojnë në rezultat. Gjithashtu kisha bërë thirrje edhe futbollistëve që të jenë më të qetë në ndërhyrjet e tyre dhe ne rrespektimin e rregullave të futbollit”, ka shkruar Lahm.

/Gazeta Sheshi/