Phelps nuk ka të ndalur, fiton edhe medaljen e 21-të të artë (Foto)

201

Michael Phelps ka fituar dy medalje të arta mbrëmë pas mesnate, e cila është bërë pothuajse e zakonshme.

Për notarin amerikan kjo ishte medalja e 21-të e artë e Lojërave Olimpike, gjë që e bën sportistin me më së shumti të tilla të fituara në botë.

Phelps, i cili fillimisht triumfoi në garën 200 metra të stilit flutur, shprehu kënaqësinë e arritjes së këtij suksesi personal dhe premtoi se do ti marr të gjitha medaljet e mundshme të Lojërave Olimpike të Rios.

majk

“Unë do të marrë të gjitha medalje. Do të ishte ferr për mua po të humbisja në këtë garë. Jam shumë i lumtur”, ka thënë ndër të tjerash notari amerikan.

Më pas, 31-vjeçari fitoi edhe në stafetën 4×200 në stilin e lirë, së bashku me Conor Dwyer, Townley Haas dhe Ryan Lochte.