Portieri i njohur vushtrrias i ka ndarë rrugët me Vllazninë e Pozharanit pas vetëm gjashtë muajsh.
Ai thotë se objektivat janë arritur, duke e falënderuar klubin për korrektësinë.
“Me anë të këtij postimi dua të ju njoftoj se nuk do të jem më pjesë e KF.Vllaznia (P). Pas një sezoni fantastik dhe përmbushjes se objektivave me KF.Vllaznia” .
“Unë desha ti falënderoj kryesinë për korrektësinë e tyre ndaj meje, shtabin teknik me në krye Ali Osmani , bashklojtarët si dhe tifozët Tigrat për përkrahjen e madhe gjatë këtyre 6 muajve fantastik . Desha ti uroj shumë suksese në sezonin e ri KF.Vllaznia (P)”, ka shkruar ai.
Tahiri më parë ka mbrojtur ngjyrat e Vushtrrisë dhe Hajvalisë. /Gazeta Sheshi/