Pesë xhirot e para të Superligës “përpijnë” tre trajnerë

314

Fenomeni i ndërrimit të trajnerëve në elitën e futbollit kosovar vazhdon të përcillet edhe këtë edicion.

Në vetëm pesë xhirot e para të Vala Superligës, tre trajnerë i kanë ndarë rrugët me klubet e tyre.

Në fakt, që të tre kanë dhënë dorëheqje ose të paktën kanë deklaruar një gjë të tillë, shkruan Gazeta Sheshi.

I pari që filloi këtë “valle” ishte Agron Selmani, që u largua pas humbjes nga Feronikeli. Selmani pohoi se po largohet për t’ia liruar rrugën dikujt që mund të bëjë më shumë për Ferizajn.

Pak ditë më vonë, “valles” iu bashkua edhe Bekim Shotani. Ky i fundit u dorëhoq nga posti i trajnerit të Trepçës ’89 për siç tha, disa arsyeve personale.

Ndërkohë, i fundit që dha dorëheqje është Sadat Pajaziti i Dritës.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë lëvizjet e radhës nëpër klubet tjera, pasi kështu si ka nisur, kushedi se si do të përfundojnë gjërat.