Pesë përballjet e fundit, mungesat dhe formacionet e mundshme të derbit Drita – Gjilani

Kalendari i edicionit 2020/21 ka shortuar përballjen ndërmjet Dritës dhe Gjilanit në xhiron e gjashtë. Data 18 tetori erdhi dhe rivalët e përbetuar janë gati për të zhvilluar aktin e parë sezonal nga katër që do t’i zhvillojnë gjithsej, raporton Gazetasheshi.com.

Të dy skuadrat kërkojnë vetëm fitoren për të vazhduar objektivin e tyre të sezonit, ndërkohë që as në këtë takim nuk do të mund të llogarisin në tifozët e tyre, shkak situata pandemike me “Covid-19” në vendin tonë.

Drita ka regjistruar tri fitore në po aq takime sa i ka zhvilluar deri më tani në Superligë, pasi që për shkak të impenjimeve në garat ndërkombëtare nuk i ka zhvilluar ndeshjet me Llapin dhe Prishtinën.

Rezultatet e Dritës në këtë edicion:

Drita – Llapi (Është shtyrë)
Drita – Trepça ’89 1:0
Prishtina – Drita (Është shtyrë)
Drita – Besa 3:1
Feronikeli – Drita 1:2

Për këtë përballje kryetrajneri i kësaj skuadre Ardian Nuhiu mund të llogaris në gjithë organikën, derisa nuk pritet të ketë asnjë mungesë.

Formacioni i mundshëm i Dritës:

Maloku; Brdarovski, Limani, Cuculi, Blakçori; Namani, Vucaj, Fazliu; Xh.Shabani, Alidema, Rexha.

Ndërkohë, Gjilani në anën tjetër ka treguar formë të luhatshme në pesë xhirot e para, derisa ka shënuar dy fitore, dy barazime dhe ka pësuar një disfatë.

“Kuqebardhët” kanë realizuar katër gola në këto pesë ndeshjet e para, teksa kanë pësuar pesë.

Darko Nikaç me dy gola është golashënuesi më i mirë për momentin në skuadrën e Gentjan Mezanit.

Fotografia e SC Gjilani
Rezultatet e Gjilanit në këtë edicion:

Feronikeli – Gjilani 4:0
Llapi – Gjilani 0:1
Gjilani – Ballkani 0:0
Drenica – Gjilani 0:0
Gjilani – Arbëria 3:1

Mezani edhe për këtë përballje do të ketë mungesa të mëdha. Tomislav Busiç dhe Keita Razak prej kohësh po qëndrojnë jashtë fushave të blerta pas operimeve, ndërkohë që në dyshim është edhe mbrojtësi Franc Veliu.

Formacioni i mundshëm i Gjilanit:

Koliqi; Sorsa, Kastrati, Rapa, Jackson; Musolli, Useini, Kurtaj; Progni, Hajdari, Nikaç.

/Gazeta Sheshi/