Pesë klube të mëdha duan te krijojnë një garë të re

99

Pesë klubet më të mëdha angleze kanë zhvilluar biseda të fshehta për krijimin e një lige të re evropiane.

Manchester United, Chelsea, Arsenal, Manchester City dhe Liverpool janë takuar me miliarderët amerikanë, Stephen Ross në hotelin Dorchester në Londër, të martën, ka bërë të ditur tabloidi britanik “The Sun”.

Zyrtari i klubit nga Old Trafford, Ed Woodward, presidenti i Chelseas, Bruce Buck, drejtori ekzekutiv i Arsenalit, Ivan Gazidis, ai i Cityt, Ferran Soriano dhe Ian Ayre nga Liverpool janë fotografuar të buzëqeshur pas takimit.

Ata dëshirojnë të krijojnë një garë të re të quajtur “European Super League”, duke e braktisur Ligën e Kampionëve. /lajmi.net/