Pesë fshatra të Ferizajt te permbytur, VV akuzon Komunen per mosinvestim

108

Janë përmbytur, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, 5 fshatra të Ferizajt: Sojeva, Pleshina, Tërni, Dardani dhe Mirosala, kurse banorët e tyre po përballen me telashe.

Ndërkaq subjekti opozitar lëvizja “Vetëvendosje” ka akuzuar Komunën për mosinvestime në pastrim dhe zgjerim të shtretërve të lumenjve.

Banorët nga ana tjetër janë ankuar se tashmë janë bllokuar shumica e rrugëve në 5 lokalitete.
Xhelal Bytyçi, banor nga Sojeva, ka thënë se rrugët e këtij fshati janë bllokuar nga uji. Sipas tij, Komuna dhe ekipet emergjente nuk kanë arritur të dilnin në terren pet t’u ndihmuar banorëve.

“Jemi në hall nga vërshimet si pasojë e reshjeve dhe si pasojë e mosintervenim për pastrimin e shtretërve të lumenjve. Tashti uji ka nisur të hyjë edhe nëpër bodrume shtëpish, kështu që kemi edhe dëme në inventar. Kërkojmë nga organet e emergjente të intervenojnë sepse kemi mbetur të bllokuar”, është ankuar Bytyçi, transmeton koha.net.